Nëse keni një dyqan fizik dhe nuk keni nje dyqan online atëherë ju po humbisni shumë gjëra. Një dyqan fizik është i limituar në shumë aspekte, orarë shërbimi të limituar, punonjës të limituar, ditë fesatash pushim, e pra kto janë detaje që dëmtojnë dyqanin tuaj dhe ju bëjnë të humbisni klientë dhe detyrimisht humbisni dhe para.
Arsyet pse ju duhet një dyqan online.
1.Dyqani juaj online shërben 24 orë në 365 ditë
Nëse investoni në ndërtimin e një dyqani online ju keni bërë një investim me shumë vlera për të ardhmen tuaj. Të qenurit hapur çdo orë të ditës për gjatë gjith vitit është një fitim shumë i madh. Imagjinojeni veten tuaj duke fjetur gjumë natën dhe kur zgjohesh mgjes sheh qe 2,3 apo më shumë persona kanë vizituar dyqanin tuaj dhe kanë porositur produkte ndërkohë që ju ishit në gjumë.
2. Mundësi shtrirje në të gjithë vëndin por edhe jashtë
Nëse në një dyqan fizik ti duhet të shkosh për të parë produktet, në një dyqan online ti nuk ke pse shkon për ti parë, pra një dyqan online aksesohet nga kushdo që ka akses në internet dhe në cilin do vend të Shqiperisë apo edhe jashtë saj të jetë,
Imagjoni pak sa mir do ishte të shisje produktet e tua edhe ne qytetet apo fshatrat më të largëta të vëndit pa qenë nevoja që klienti të vijë në dyqan.
Dyqan Online
Shënim: Dyqanet online do jenë e ardhmja dhe si rrjedhojë shumë biznese do fitojnë shuma të konsiderueshme parash duke aplikuar strategjitë e nevojshme. Një pjesë madje mund të kthehen si rrjedhojë në marketliderat e viteve në vijim, duke ndjekur këtë rrugëtim.
3. Mban klientët të informuar
Klientët e dyqanit tuaj e kanë shumë kollaj të marin informacion rreth produkteve te reja nëpërmjet dyqanit online, në ktë mënyrë ato nuk kanë pse vijnë fizikisht duke humbur kohe dhe para,
4.Marketing i lirë dhe shumë efikas
Marketingu tradicional nëpërmjet televizionit, radios apo edhe medias së shkruar ka një kosto relativisht të lartë dhe nuk arrin të shikohet gjerësisht.
Përkundrazi marketingu dixhital për një dyqan online është shumë efikas dhe ka mundësi të arrijë një audiencë tepër të madhe dhe më e rëndësishmja është që nëpërmjet Facebook / Instagram Ads ju keni mundësi të targetizoni vëtëm audiencën që është e interesuar për produktin tuaj, pra cdo investim arrin një audiencë tepër specifike.
5. Ndihmoni klientët duke i kursyer kohë dhe para
Për të blerë një produkt të caktuar konsumatorit apo klientit i dyhet të vijë në dyqanin tuaj duke harxhuar kohë edhe para, psh koston e udhëtimit, kosto e ushqimit apo pirja e një kafeje.
Epra nëse ktë produkt ai e blen nga shtëpia e tijë ju i keni kursyer kohë dhe para njëkohësisht i keni ofruar edhe një shërbim komod.
e-Commerce Store
“Kush nuk do donte të blinte nga shtëpia pa qenë nevoja të harxhosh kohë nëpër vitrina të ndryshme “
6. Me një dyqan online ju keni mundësi të identifikoni dhe të rrisni brandin tuaj
Duke qënë prezent online me dyqanin tuaj klientët e kanë shumë kollaj tju identifikojnë dhe të ndërmarin veprime me dyqanin tuaj, dhe kjo për rjedhojë sjell edhe një njohje të markës (brandit) tuaj duke ju mundësuar një rritje gjithashtu. Dyqanet online janë trendi i kohës dhe ju me siguri që ju duhet një dyqan i tillë per marken tuaj.
7. Rrisni besueshmërinë
Një dyqan online i ndërtuar me profesionalizëm dhe me një dizajn unik i jep një pamje cilësore biznesit tuaj, dhe përmirson imazhin e markës (brandit). Kjo rrit besueshmërinë tek klientët.
Nëse jeni i besueshëm atëherë klientët do rikthehen të blejnë produkte në dyqanin tuaj edhe me shumë mundësi duke sjell edhe klientë të tjerë me vete.
Leave a Reply