Cfarë Është Social Media Marketing (SMM) ?
Social Media Marketing është mënyrë marketingu e cila zhvillohet nëpërmjet mediave sociale, dhe ka për qëllim njohjen e emrit të biznesit, shitjen e produkteve të tijë,si dhe krijimin e strategjive për arritjen e objektivave nëpërmjet platformave të ndryshme siç janë Facebook, LinkeIn, Instagram, Pinteres youtube. SMM ka një impakt shumë të mirë tek bizneset apo edhe individët të cilët jënë përfitues të rezultateve të gjeneruara.
Pse Duhet Të Përdorim Social Media Marketing (SMM) ?
Përdorimi i marketingut te rrjeteve sociale (SMM) ka shumë përfitime për bizneset apo individet të cilët kanë një produkt për ti ofruar konsumatorit, është i rëndësishëm dhe për portalet apo bloger të cilët kanë një audiencë të caktuar për të cilën ofrojnë informacion.
Bizneset duhet të përdorin rrjetet sociale (SMM) sepse konsumatorët janë aty. Nuk ka shumë rëndësi çfarë produkti i ofroni, fakti që konsumatorët janë përdorues të rrjeteve sociale ju tregon që ju duhet të përdorni SMM për të mbajtur të informuar rreth produkteve të reja, promocioneve dhe ofertave.
Kohët e fundit është në Shqipëri vënë re një trend në ngjitje e blerjeve nga shtëpia, kto blerje behen nëpërmjet rrjeteve sociale të cilat arrijnë në audienca specifike për produkte specifike
Pra nëse keni një produkt për ta shitur nëpermjet Social Media Marketing ju mund të arrini të targetizoni audincë spcifike për produktin tuaj.
Sa Është Kosto Për Përdorimin E Marketingut Te Rrjeteve Sociale ?
Çdo lloj marketingu ka kostot dhe benefitet e veta, por kostoja e Social Media Marketing në krahasim me koston e marketingut tradicional në tv, radio, apo gazeta është shumë herë më e ulët dhe të jep mundësinë e kontrollit të plotë të fushatave të reklamimit.
Duke bërë analizimin e të dhënave ti e ke vetë në dorë të vendosësh mbi shumën e harxhuar për fushate reklamimi dhe arritjen e audiencës në bazë të shumës së vendosur.
Leave a Reply