
Nëse keni një biznes fizik, kurse, trajnime apo produkte dhe nuk keni nje faqe interneti (website) atëherë Abis Inside Studio është në dispozicionin tuaj për t’jua mundësuar një shërbim të tillë.
Po ju paraqesim arsyet pse ju duhet një faqe interneti (website)
Biznesi Juaj I Hapur 24/7
Nëse një dyqan fizik apo një biznes tjetër fizik ka një orar veprimesh dhe punonjësit apo aktiviteti është i kufizuar rreth ktij orari, duke patur një faqe interneti ju nuk keni pse ta kufizoni shërbimin tuaj. Ju i shërbeni konsumatorëve tuaj 24 orë në ditë dhe për gjatë gjithë javës/muajit/vitit. Imagjinojeni vet tani se sa mirë performon biznesi juaj dhe se sa përfitoni ju nga ky shërbim.
2. Prezencë Globale
Të pasurit një faqe interneti (website) ju mundëson të kryeni shitje apo shërbime në rang global, dhe nuk jeni të kufizuar të shisni apo ti shërbeni vetëm konsumatorit vendas, dhe kjo ju bën që keni shtrirje shumë herë më të madhe të biznesit tuajdhe të arrini një numër shumë herë më më madh klientësh potencial.
3. Marketing Dixhital
Tashmë dihet fuaqia e marketingut dixhital dhe përfitimet që sjell ai për një biznes. Duke i bërë marketing dixhital biznesit tuaj ju keni mundësi të kurseni lekët e që harxhon gjatë reklamimit tradicional nëpër televizione apo radio dhe tëtargetoni një audiencë shumë herë më të madhe dhe me një kosto shumë herë më të ulët.
Amazon dhe Ali Baba janë nga bizneset më të fuqishme në botë të cilët harxhojnë miljona dollarë për marketingun dixhital të tyre, dhe ky është një treguas mjaft i madh për fuqinë qe ka marketingu dixhital për një biznes. Sipas studimeve të PWC kompanitë në vitin 2017 në marketing digjital kanë shpenzuar rreth 30% të buxhetit të marketingut, ndërkaq në vitin 2020 pritet që kjo shifër të arrijë 46%. Marketingu digjital mundëson krijimin e marrëdhënieve me audiencën e synuar dhe ndihmon në promovimin e produktit apo të shërbimit të caktuar.
4. Kurseni Kohë Dhe Para
Investimi fillestarë për ndërtimin e nje faqeje interneti mund t’ju duket i madh por nëse mendon sa lekë harxhon një biznes për qeranë, dritat, ujin dhe një sërë taksa të tjera atëherë nëse keni një faqe interneti ju kurseni nga kto shpenzime, Në mënyrën tradicionale shërbimi i klientit, informacioni rreth produkteve, reklamimi i produkteve, kontakti ne telefon apo ballë për ballë me klientin kërkon një kohë relativisht të madhe, po nëse të gjitha kto shërbime ja mundësoni nëpërmjet faqes së internetit (website) atëherë ju kurseni kohë nga ky shërbim Mos e harroni Kohë = Para.
.
5. . Përmirson Shërbimin Ndaj Klientit
Të gjitha investimet e një biznesi lidhen me përmirsimin e shërbimit ndaj klientit, pra edhe ndërtimi i një faqeje interneti (website) është një shërbim i përmirsuar ndaj klientit.Nese ju i jepni klientit një faqe interneti ku i paraqesni të gjitha shërbimet apo produktet që ju ofroni ju i keni dhënë vlera biznesit tuaj por më e rëndësishmja ju keni ndihmuar klientit apo vizitorin e faqes tuaj te internetit. Klienti do shohë nëpërmjet faqes së internetit për produktin apo shërbimin për të cilin ka nevojë duke marë informacionin e detajuar për cilësinë,sasinë, cmimin e produktit por ajo që është shumë e rëndësishme ju i kurseni atij kohën që i duhet për të vizituar dyqanin fizik gjithashtu i mundësoni blerjen e produkteve apo shërbimeve nga shtëpia.
Leave a Reply